Ora News - PD: Qeveria i dha 220 mln leke nga buxheti kompanise se gruas se Blendi Gonxhes
Описание
#tvora #rtvoranews Patia Demokratike akuzon për korrupsion Drejtorin e përgjithshëm të Transporteve Blendi Gonxhe. Sipas zëdhënëses Ina Zhupa, bashkëshortja e tij ka në pronësi një kompani private udhëtarësh dhe janë mbi 220 milionë lekë që i ka përfituar nga buxheti i shtetit PD i kerkon prokurorise te hetoje. Denoncimi i Ina Zhupes Blendi Gonxhe përfiton miliona lekë nga buxheti i shtetit përmes një kompanie private, të vendosur në emër të bashkëshortes. Drejtori i Përgjithshëm i Transportit Rrugor ka në pronësi një kompani private për transport udhëtarësh, të cilën e përdor për t?u dhënë makina me qera kolegëve të tij në institucione të tjera shtetërore. Janë rreth 220 milionë lekë që Blendi Gonxhe ka përfituar me këtë biznes në konflikt të hapur interesi. Nëse do të këtë një hetim nga Inspektorati i Kontrollit të Pasurive, do të gjejë se institucione qendrore, të drejtuar nga miq të Blendi Gonxhes, kanë paguar miliona lekë për kompaninë e tij, ndërkohë që ky vetë është në këtë pozicion kyç të sektorit të Transporteve. Ministria e Jashtme, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Arsimit, Parlamenti, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, por veçanërisht Agjencia e Planifikimit të Territorit, paguajnë me miliona lekë kompaninë private të Blendi Gonxhes së Drejtorisë së Transporteve për të siguruar makina me qera apo shërbime të tjera transporti. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/pd-qeveria-i-dha-220-mln-leke-nga-buxheti-kompanise-se-gruas-se-blendi-gonxhes/ Follow TV Ora dhe RTV Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Për më shumë na ndiqni në: oranews.tv
Комментарии