Fillojne punimet ne rrugen Durres - Kukes - (31 Korrik 2000)

2 просмотров 01.08.2020 00:01:15

Описание

Lajme Arkiva - Tv Klan 2000 Fillojnë punimet në rrugën Durrës-Morinë. Rreth 15 milion dollarë, kredi e Bankës Botërore, do të përdoret për shtrimin dhe rehabilitimin e kësaj rruge, një nga më të dëmtuarat në vend. Pikërisht sot është çelur zyrtarisht fillimi i punimeve. Në aksin Fushë Arrëz - Kukës 76 kilometër, do të punojnë 4 firma ndërtuese, të cilave ju është vënë afati i përfundimit 10 muaj. Ndërsa për pjesën tjetër do të zhvillohen tenderët brenda vitit dhe pritet që punimet të fillojnë në pranverë. Banka Botërore kësaj here për dhënien e kredisë ka thjeshtuar në maksimum procedurat për dhënien e implementimit të kredisë. Sipas Ministrit të Shtetit Ndre Legisi, kryeministri Meta është shumë i angazhuar për përmirësimin e rrugëve veriore, në mënyrë që të shtohen lidhjet me kryeqytetin dhe portin e Durrësit. Drejtuesit e firmave ndërtuese Geci, Kozmar dhe Arifaj do të ndërtojnë secila nga një segment rrugor, kanë deklaruar sot se do të respektojnë të gjitha afatet për përfundimin e kësaj rruge, por pa llogaritur kushtet e vështira atmosferike në dimër. Megjithatë ministrat Nako e Legisi, nënvizuan se do të vijnë shumë shpejt këtu së bashku me kryeministrin për të inauguruar rrugën e Kukësit./tvklan.al Gazetare ? Ornela Bego SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: facebook.com/tvklan/ Follow rtvklan on Instagram: instagram.com/rtvklan/ Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/

Комментарии

Теги:
Fillojne, punimet, rrugen, Durres, Kukes, Korrik, 2000