4 viktima nga Covid, nderron jete vazja 21-vjec |Lajme-News смотреть онлайн
Описание видео
Mjekët thanë se sëmundja që e përkeqësoi deri në vdekje efektin e koronavirusit në organizmin e ri të pacientes 21-vjeçare, ishte Sindroma Metabolike. Sëmundja është e lidhur ngushtë me mbipeshën dhe zakonisht shoqërohet me rritje të presionit të gjakut, kolesterol i lartë apo yndyrë të tepërt. 21-vjeçarja ishte pacientja me moshën më të re që ka ndërruar jetë në vendin tonë. ?Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një vajzë e re 21 vjeçare, e cila ndodhej në terapi intensive e intubuar, si pasojë e simptomave të rënda të Covid19. Gjendja e saj u rendua në mënyrë të menjëhershme si pasojë e tromboembolisë fulminante dhe pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, e reja që vuante nga sindromi metabolik, nuk ka arritur të mbijetojë?. Tre pacientë të tjerë të intubuar gjithashtu nuk ia dolën t?i mbijetonin koronavirusit. ?Gjatë 24 orëve të fundit e kanë humbur betejën me sëmundjen edhe një qytetare 49 vjeçare nga Kruja, e intubuar në gjendje të rëndë prej 11 ditësh dhe dy qytetarë, 56 dhe 67 vjeç, nga Tirana të intubuar.? Situatë e rëndë në Spitalin Infektiv. Shtrimet e reja po tejkalojnë kapacitetin e tij. Kurse testimet në 24 orët e fundit konfirmuan 85 raste të reja. ?Aktualisht janë të shtruar 88 pacientë në spital, 12 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 361 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19, nga të cilat janë konfirmuar 85 raste pozitive?. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën thirrje për të vendosur detyrimisht maskën në ambientet e mbyllura, për të ruajtur distancën në çdo ambient. Tv Klan SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: facebook.com/tvklan/ Follow rtvklan on Instagram: instagram.com/rtvklan/ Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/ Рекомендуем 4 viktima nga Covid, nderron jete vazja 21-vjec |Lajme-News посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!
Комментарии