Ora News - Piramida, tjetër dështim i Veliajt. Ndërtesa “në zemër” të kryeqytetit e rrënuar

2 просмотров 01.08.2020 00:01:36

Описание

#tvora #rtvoranews Tre vjet nga premtimi i parë i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për transformimin e Piramidës, ndërtesa mbetet e rrënuar. Bashkia e Tiranës ende nuk ka vënë dorë, edhe pse Kryebashkiaku deklaroi se qendra është e hapur. Ndërkohë që Tirana zhvillohet, ngrihen kulla, ahpen rrugë dhe bëhen investime, një gjë në Tiranë ecën mbrapsht dhe kjo është Pramida. Dikur simbol i qytetit, sot është katandisur në gjendjen më të mjerueshme dhe më e keqja është se Bashkia nuk ka asnjë lloj strategjie sesi këtë vend në mes të Tiranës ta rijetëzojë. E nisur të ndërtohet pas vdekjes së diktatorit, Enver Hoxha, me idenë që të shërbente si muze, Piramida është një ndër objektet identifikuese të kryeqytetit. Çdo qeveri dhe kryebashkiak pas viteve ?90 ka patur idene e vet se si do të ishte Piramida. Nga një qendër multikulturore, u dha ideja që të kthehej në Teatër, më pas në sallën e re të Parlamentit shqiptar, madje edhe të prishej fare por askush nuk e degradoi në këtë farë dehrexheje si kryetari aktual i Tiranës, Erion Veliaj. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/piramida-tjeter-deshtim-i-veliajt-ndertesa-ne-zemer-te-kryeqytetit-e-rrenuar/ Follow TV Ora dhe RTV Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Për më shumë na ndiqni në: oranews.tv

Комментарии

Теги:
News, Piramida, tjetër, dështim, Veliajt, Ndërtesa, zemër”, kryeqytetit, rrënuar