Gjysmë miliardë lekë: Bashkia Tiranë 11 shtesa kontratash, 301 mln i merr Fusha

0 просмотров 01.08.2020 00:01:11

Описание

#tvora #rtvoranews Për investime në infrastrukturë Bashkia e Tiranës ka prokuruar miliarda lekë, të paktën në dy vitet e fundit, kontrata të cilat thuajse në gjysmën e rasteve janë zhvilluar pa garë. Por përveç kësaj një shumë prej 519.8 milionë lekësh u është shtuar kompanive që janë shpallur fituese të kontratës fillestare. Dhe sipas të dhënave të APP, prej vitit 2018 e deri në qershor të 2020-s bashkia e kryeqytetit ka miratuar 11 shtesa kontratash. Kompania Fusha përmes negociimit ka fituar më shumë se gjysmën e totalit të tyre. Vetëm përmes dy shtesa kontratash, operatori ekonomik në fjalë ka marrë një fond prej rreth 301 milionë lekësh. Bëhet fjalë për Rikualifikimin Urban të Sheshit Skënderbej, faza e parë dhe e dytë. Kontratës fillestare për fazën e parë i është shtuar një fond prej 105.5 milionë lekësh, ndërsa për fazën e dytë vlera kap shifrat e 195.6 milionë lekëve. Megjithatë shtesa më e fundit e një kontrate , rezulton të jetë ajo e dhënë në qershor të këtij viti me një vlerë prej 12.6 milionë lekësh. Përmes negociimit, kjo kontratë i është dhënë bashkimit të operatorëve ekonomikë RSM Company dhe Egland Shpk. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/gjysme-miliarde-leke-bashkia-tirane-11-shtesa-kontratash-301-mln-i-merr-fusha/ Follow TV Ora dhe RTV Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Për më shumë na ndiqni në: oranews.tv

Комментарии

Теги:
Gjysmë, miliardë, lekë, Bashkia, Tiranë, shtesa, kontratash, merr, Fusha