Miratohen ne parim ndryshimet kushtetuese te opozites parlamentare | Lajme - News смотреть онлайн

0 просмотров 11.07.2020 00:01:58

Описание видео

Nisma e 28 deputetëve të opozitës parlamentare për ndryshimin e Kushtetutës ka marrë në parim dakordësinë e mazhorancës gjatë mbledhjes së përbashkët online të Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit të Legjislacionit. Në emër të socialistëve, relatorja Klotilda Bushka e cilësoi legjitim propozimin e sjellë nga opozita për ndryshimin e sistemit dhe hapjen e listave. ?Në emër të PS ne e mbështesim nismën, nisma është legjitime, vjen në përputhje me standardet ndërkombëtare?. Por deputeti Adriatik Alimadhi, hodhi dyshime për falsifikim të firmave, duke e cilësuar propozimin për heqjen e koalicioneve paraelektorale antikushtetues. ?Kam disa deputetë që nuk kanë firmosur dhe po ju them që nisma për koalicionet paraelektorale është e pambështetur në Kushtetutë?. Kjo akuzë e ngritur prej tij solli edhe reagimin e kreut të grupit demokrat Murrizi. ?Verifikojini akuzat se deputetët janë ende gjallë?. Kjo përplasje brenda radhëve të opozitës parlamentare vjen në një kohë kur ajo nuk është e unifikuar në qëndrimin e saj për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Të enjten disa deputetë deklaruan votën e tyre ?pro? marrëveshjes së 5 Qershorit. Në parlament do të kalojnë për votim si marrëveshja e 5 Qershorit e këshillit politik, ashtu edhe nisma e deputetëve të opozitës parlamentare për ndryshimin e Kushtetutës. Tv Klan SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: facebook.com/tvklan/ Follow rtvklan on Instagram: instagram.com/rtvklan/ Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/ Рекомендуем Miratohen ne parim ndryshimet kushtetuese te opozites parlamentare | Lajme - News посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!

Чат сообщества

Гость
Загрузка...
Теги:
miratohen, parim, ndryshimet, kushtetuese, opozites, parlamentare, lajme, news