Ora News - Stafi i burgut 313 nën hetim për vetëvarjen e Bilbil Hasanit смотреть онлайн

1 просмотров 11.07.2020 00:02:18

Описание видео

#tvora #rtvoranews Gjykata e Tiranës urdhëron prokurorinë të regjistrojë procedimin për ?shpërdorim detyre? ne lidhje me vetëvrasjen në burg të Bilbil Hasanit. Gjykata kërkon të analizohen të gjitha veprimet e stafit të këtij intitucioni në lidhje me këtë të paraburgosur, i cili vuante nga probleme të shendetit mendor. Ndërkohë familjarët kanë paralajmëruar se çështjen do ta çojnë deri në Strasburg. Gjykata e Tiranës ka urdhëruar Prokurorinë të rëgjistroje procedimin penal për ?shpërdorimi detyre? për stafin e paraburgimit 313 në lidhje vetëvrasjen e Bilbil Hasanit. Prokuroria kishte vendosur mosfillim të procedimit për akuzën e ?shkaktimit të vetëvrasjes?. Pas ankimit që iu bë në gjykatë nga familjarët e Hasanit, gjyqtari Sokol Pasho ka vendosur të prishë këtë vendim duke urdhëruar të regjistrohet çështja peale për ?shpërdorim detyre? për stafin e 313. Në vendim gjyqtari arsyeton se prokuroria duhet te kishte analizuar të gjitha ligjshmërite e veprimeve te përfaqësuesve te institucionit të vuajtes së dënimit 313 ne lidhje me këtë shtetas, i cili rezulton se vuante edhe nga sëmundje të shëndetit mendor, ndërkohe që rezulton se ndaj Hasanit nga ky institucion ishte marrë një masë disiplinore ?për përjashtimin e veprimtarive te përbashkëta?. Menjëherë pas vendimit ka reaguar edhe vëllai i viktimës. Në një intervistë për RTV Ora Rajmond Hasani tha vendimi i gjykatës ishte i drejtë dhe se ata do të te vijojnë të ndjekin rrugën ligjore për padrejtësinë që i është bërë vëllait të tij. Rajmond Hasani: Urojmë që të gjejmë drejtësi te drejtësia shqiptare por në rastin më të keq do të na duhen edhe vendimet e padrejta të drejtësisë shqiptare se ne do ti shkojmë deri në fund, deri në gjykatën e Strasburgut. Rajmondi pretendon se vëllai është keqtrajtuar në institucion që në momentin që ka hyrë. Rajmond Hasani: Që në momentin e parë që e kanë çuar te 313, e kanë futur në një dhomë dhe një i dënuar aty i ka thënë na mbush televizorin me dixhitalb. Ky e ka telefonuar gruan dhe gruaja i ka bërë abonimin. Të nesërmen po ky i dënuar i ka shkelur syrin gardianit aty dhe i ka thënë ma nxirr nga dhoma dhe është nxjerrë menjëherë nga dhoma. Familjarët e të ndjerit kërkojnë edhe procedimin e gjyqarëve dhe prokurorëve, të cilët e mbajtën në masën ?arrest me burg?, kërkesë që po shqyrtohet në Gjykatën e Durrësit. Rajmond Hasani: Gjyqtarin që ka dhënë masën e sigurisë Ardian Kalia dhe avokatin Saimir Visha, prokurorin e Apelit dhe treshen e trupit gjykues në Apel. Vitima Bilbil Hasani ka lënë pas tre fëmijë, të cilët po përballen me kushte të rënda ekonomike pasi nuk kanë përfituar pension pasi babai i tyre nuk ka qenë i siguruar. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/stafi-i-burgut-313-nen-hetim-per-vetevarjen-e-bilbil-hasanit-i-vellai-per-rtv-ora-drejtesi-deri-ne-strasburg/ Follow TV Ora dhe RTV Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Chan... Рекомендуем Ora News - Stafi i burgut 313 nën hetim për vetëvarjen e Bilbil Hasanit посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!

Комментарии

Теги:
news, stafi, burgut, hetim, vetëvarjen, bilbil, hasanit