BE merr ne dore dialogun Kosove-Serbi | Lajme-News
Описание
Më 12 Korrik pritet të rinisë dialogu Prishtinë-Beograd, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel. Para këtij takimi pritet të mbahet Samiti i Parisit nën organizimin e Kancelares gjermane, Angela Merkel dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, me përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë. Samiti do të jetë virtual. Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë se ky samit është një mundësi e mirë për Kosovën. ?Për Kosovën mund të jetë mundësi e mirë që të artikulojë kërkesat e saj ndaj shteteve anëtare. Tani është mirë që Gjermania ka presidencën e BE-së. Dhe çështja tjetër është dialogu?. Para samitit të Parisit, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka udhëtuar sot për në Paris ku të martën pritet të takohet me Presidentin e Francës Emmanuel Macron. Në njoftimin e qeverisë thuhet se pritja që do t?i bëhet Kryeministrit Hoti nga Presidenti francez tregon përkushtimin Presidentit Macron ndaj Kosovës dhe të ardhmes së saj euroatlantike. Rinisja e dialogut ishte pritur të shënohej në Washington më 27 Qershor, me ndërmjetësimin e SHBA-së, por që ky takim u anulua për shkak të aktakuzës që u publikua nga zyra e prokurorit të specializuar në Hagë ndaj Presidentit Hashim Thaçi, në kohën kur delegacioni i Kosovës ishte nisur për në SHBA. Tv Klan SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: facebook.com/tvklan/ Follow rtvklan on Instagram: instagram.com/rtvklan/ Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/
Комментарии