Pas njoftimit për mbylljen e kufirit, fluks makinash në Muriqan në pritje për të hyrë në Malin e Zi
Описание
Mali i Zi ka njoftuar se ditën e dielë do të mbyllë kufirin me Shqipërinë pas rritjes së numrave të të infektuarve në javët e fundit. Por mbrëmjen e së shtunës, në pikën doganore të Muriqanit për në Mal të Zi ka pasur fluks automjetesh. Nga videoja e siguruar nga Report TV duke që vargu i makinave që presin për të hyrë në territorin malazes është shumë i madh. Mbyllja e kufirit me Shqipërinë nga ana e Malit të Zi fillon prej mesnatës të së dielës, datë 21 qershor 2020, dhe është e vlefshme deri në një vendim të dytë të Njësisë Operacionale të Krizës në Podgoricë. Nga ky kufizim përjashtohen udhëtarët që kanë një funksion/nevojë thelbësore, si: - profesionistët shëndetësorë, kërkuesit mjekësorë; - personeli i angazhuar me transportin e mallrave dhe çdo personel tjetër transporti; - diplomatët, stafi i organizatave ndërkombëtare, personeli ushtarak dhe punonjës të ndihmës humanitare gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre; - Kategori të veçanta pasagjerësh në tranzit; - Personat që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare në Malin e Zi, ose për arsye të tjera humanitare.
Комментарии