Hipokrati - Prostata - Çfarë është Prostatiti dhe Zmadhimi i Prostatës – 20 Qershor 2020 смотреть онлайн
Описание видео
Prostata është një gjendër e vogël, në madhësinë e arrës, e cila eshte e vendosur perballe pjeses se fundit te zorres se trashe dhe poshte fshikezes se urines duke rrethuar kanalin e urinës apo ne gjuhen mjekesore uretren. Prostata ndihmon në prodhimin e spermës. Me kalimin e viteve kjo gjendër ka tendencë të rritet, por dy jane semundjet me te shpeshta qe kjo gjender mund te shfaqe: Prostatiti dhe Hipertofia apo zmadhimi beninj i saj. Prostatiti eshte nje semundje inflamatore e kesaj gjendre qe prek rreth 38% te burrave te moshes seksualisht aktive. Shkaktaret e semundjes jane akoma objekt studimi, por eshte e sakte qe infeksionet bakteriale jane pergjegjese per te shkaktuar disa tipe te prostatiteve. Faktoret e rrezikut qe mund te cojne ne nje infeksion te gjendres se prostates mund te jene te shumte si: ? Infeksion i traktit urinar apo i fshikëzës ? Dëmtime të legenit ? Dehidratim ? Marrëdhënie seksuale të pambrojtura ? Mbajtja per nje kohe te gjate e kateterit urinar ? Trashëgimia gjenetike ? Stresi ? HIV Semundja mund te cfaqet me disa shenja klinike, qe mund te jene: - Dhimbje apo djegie gjate urinimit - Urinim te shpeshte gjate nates - Dhimbje ne pjesen e poshtme te shpines apo rreth zones genitale Zmadhimi i prostates i quajtur ndryshe hipertrofia beninje e prostatës është fenomen fiziologjik që prek më së shumti meshkujt mbi 50 vjeç. Perllogaritet qe vuajne rreth 5 milion meshkuj ne bote dhe do kemi nje rritje te numrit te rasteve ne 55% ne 5 vitet e ardhshme. Me rritjen e volumit të prostatës rritet mundësia e problemeve me urinimin, probleme të cilat rëndohen me kalimin e viteve. Faktorët e rrezikut që çojnë në Zmadhimin te prostates janë: - Mosha ? kryesisht pas moshës 50 vjeçare - Historia familjare Simptomat shoqëruese te zmadhimit te prostates jane: ? Urinim i shpeshtë sidomos gjatë natës ? Nevojë e papritur për të urinuar ? Vështirësi në fillim të urinimit ? Ndjesi e moszbrazjes plotësisht të fshikëzës ? Sforcim për të urinuar ? Mbetje gjaku në urine Meshkujt qe paraqesin shenja te tilla duhet ti drejtohen mjekut urolog, i cili me ane te eksplorimit ne keto raste konstaton ndryshimet e gjendres e prostates, rekomandon per ekzaminime te metejshme ekografike dhe terapine e duhur mjekesore. Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/ Subscribe to Top Channel on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH #Hipokrati#TopChannel Рекомендуем Hipokrati - Prostata - Çfarë është Prostatiti dhe Zmadhimi i Prostatës – 20 Qershor 2020 посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!
Чат сообщества
Выберите никнейм
Для отправки сообщений нужно выбрать имя