Zbulohet arsenal armësh në një banesë në Tiranë! Bazë e grupeve kriminale dhe vrasësve me pagesë!

1 просмотров 19.06.2020 00:00:56

Описание

TIRANË- Një arsenal armesh është kapur dhe sekuestruar nga policia e Tiranës në një banesë në Yrshek, Katund i Ri. Burime për Report TV bëjnë me dije se është bazë e grupeve kriminale dhe vrasësve me pagesë. Mësohet se bëhet fjalë për mbi 20 armë të rënda, mes tyre edhe një snajper, bazë e trafikut të armëve dhe vrasësve me pagesë. Gazetari i Report Tv, Merin Maçi raporton se në pranga ka rënë pronari i kësaj banese me inicialet G.H., e ndërsa po punohet për arrestimin e një tjetri, identiteti i të cilit nuk dihet ende. Armët janë dërguar në laboratorin e policisë për t'i nënshtruar verifikimeve nëse janë përdorur në ngjarje kriminale. Operacioni është në vijim e sipër, teksa priten të mësohen më shumë detaje të tjera në orët në vijim.

Комментарии

Теги:
Zbulohet, arsenal, armësh, banesë, Tiranë, Bazë, grupeve, kriminale, vrasësve, pagesë