Opozita propozim të ri për KQZ-në: Heq dorë nga Avokati i Popullit, anëtarët i emëron Kuvendi

0 просмотров 18.06.2020 00:02:33

Описание

#tvora #rtvoranews Pas bllokimit të konsensusit në Këshill, opozita ka bërë një propozim të ri për formulën e përzgjedhjes së anëtarëve të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Partia Demokratike ka hequr dorë nga Avokati i Popullit duke kërkuar që procesi të zhvillohet në Kuvend dhe të drejtohet nga kryeparlamentari. Këshilli Politik për reformën zgjedhore do të rimblidhet sërish në orën 17:00 për të diskutuar një propozim të dytë të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj mbi formulën e përzgjedhjes së anëtarëve të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Ndryshe nga drafti i parë që mandatonte Avokatin e Popullit si institucion që drejton gjithë procedurën, propozimi i ri këtë atribut ja jep kryetarit të Kuvendit. ?Kryetari i Kuvendit shpall thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për të gjitha pozicionet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në faqen zyrtare të internetit, si dhe në dy gazeta me tirazhin më të lartë në vend.? Por për vlerësimin e kandidatëve opozita jashtëparlamentare kërkon të jetë pjesë e procesit duke parashikuar që kryeparlamentari të ngrejë një komision, i cili përbëhet nga 3 anëtarë, sipas kësaj formule. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/opozita-propozim-te-ri-kqz-ne-heq-dore-nga-avokati-i-popullit-anetaret-i-emeron-kuvendi Follow TV Ora dhe RTV Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Për më shumë na ndiqni në: oranews.tv

Комментарии

Теги:
Opozita, propozim, dorë, Avokati, Popullit, anëtarët, emëron, Kuvendi