Fatmira Hajdari në 'sitën' e vettingut: Probleme me pasurine, fshehu revokimin e vizës amerikane
Описание
#tvora #rtvoranews Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Procesi i vetingut për Znj. Hajdari po kryhet nga trupa e përbërë nga Roland Ilia, Firdes Shuli dhe Etleda Çiftja. Ajo është e pranishme vetë në seancë së bashku me avokatët e saj Maksim Haxhia dhe Elvira Lami. Probleme me pasurine- Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Vihet re se ka mosperputhje të deklarimit të pasurisë. Bëhet fjalë për probleme me një pallat 5 katësh dhe një pallat 10 katësh tek Vilat Gjermane . Në total flitet për një bilanc negativ rreth 202 mije euro. Nderkohe sipas KPK nga 2003- 2016 kemi bilanc negativ ne mbi 60 mije euro. raporton gazetarja Keti Banushi. Hajdari fshehu revokimin e vizes per ne SHBA ne 2017- Gjatë hetimit fillimisht Drejtoria e Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar i kishte dërguar një raport ku konstatonte se Hajdari ishte e përshtatshme për vijimin e detyrës. Por nga ana e saj KPK ka bërë një hetim të pavarur ku rezultoi se Hajdarit ne 2017 i ishte revokimin e vizes për në SHBA dhe gjyqtarja nuk e kishte deklaruar. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/fatmira-hajdari-ne-siten-e-vettingut Follow TV Ora dhe RTV Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Për më shumë na ndiqni në: oranews.tv
Комментарии