U përplasen me policinë, në hetim 6 të afërm të ish kryetarit të komunës së Velipojës

1 просмотров 13.06.2020 00:01:14

Описание

#tvora #rtvoranews Gjashtë persona do të jenë në procedim penal pasi akuzohen se kanë kundërshtuar punonjësit që kryenin një detyrë. Procedimi penal është ndaj pjesëtarë të fisit Marku që ishin pronarë të disa lokaleve në bregdetin e Velipojës. Ata janë të afërm të ish kryetarit të komunës së Velipojës, Nikollë Marku pasi pretendonin se ishin në proces gjyqësor për lokalet që ndodhen afër bregut të detit. Gjatë ndërhyrjes policia përdori edhe gaz lotsjellës dhe largoi forcërisht personat ?Një grup personash tentuan të bllokonin aksionin. Shërbimet e Policisë u kërkuan të mos pengonin punonjësit e IKMT-së dhe të Policisë së Shtetit në kryerjen e detyrës, por ata kundërshtuan forcërisht lirimin e hapësirës ku do të operohej. Policia e Shtetit u bëri thirrje disa herë që të largoheshin nga vendi që operohej, por ata vazhduan të kundërshtonin me forcë shërbimet e Policisë. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/u-perplasen-me-policine-ne-hetim-6-te-afermve-te-ish-kryetarit-te-komunes-se-velipojes Follow TV Ora dhe RTV Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp

Комментарии

Теги:
përplasen, policinë, hetim, afërm, kryetarit, komunës, Velipojës