Top News - 'Kriza gjunjëzon vendin'/ Basha takime me biznesin në Vlorë

0 просмотров 13.06.2020 00:01:11

Описание

Kreu demokrat Lulzim Basha zhvilloi disa takime me qytetarë dhe pronarë biznesesh në qytetin e Vlorës. Sipas Bashës, situata e rëndë ekonomike e ka gjunjëzuar Vlorën ashtu si gjithë Shqipërinë. ?Lokale të boshatisura, dyqane pa klientë, sipërmarrës e punonjës që prisnin me shpresën se dikush do të shfaqej për të blerë apo konsumuar diçka. U takova me qytetarë të dëshpëruar nga pamundësia ekonomike dhe braktisja e qeverisë sidomos në periudhën e pandemisë- shkruan basha ne rrjetin social. Edhe ata pak që kanë mundur të përfitojnë nga dëmshpërblimi, shumicën e kanë çuar për pagesa faturash. Shumë prej tyre ende s?kanë paguar as një pjesë të qirasë të grumbulluar prej 3 muajsh tashmë sepse nuk kanë xhiro, nuk kanë të ardhura. Konsumi ka rënë, pamundësia është rritur dhe njerëzit po këmbejnë orenditë shtëpiake për të siguruar bukën e përditshme. Biznese të mbyllura, hotele në krizë dhe qindra punëtorë të mbetur pa punë janë pasojat e neglizhencës dhe paaftësisë së RAMAVIRUSIT?, deklaroi ai. gjate turit te takimeve me bizneset basha u ka prtuar se Partia e tij ne pushtet do t?u jape shqiptarëve një qeverisje normale, ku prioritet do të jetë hapja e vendeve të punës, rritja e pagave dhe pensioneve, lehtësira fiskale për biznesin dhe thithje e investimeve të huaja. Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/ Subscribe to Top Channel on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH #Basha#Vlore#TopChannel

Комментарии

Теги:
News, Kriza, gjunjëzon, vendin, Basha, takime, biznesin, Vlorë