Investimet e huaja bien me 20% | Lajme - News смотреть онлайн

3 просмотров 11.06.2020 00:01:22

Описание видео

Në tremujorin e parë të vitit 2020 investimet e huaja direkte janë ulur me 20% krahasuar me një vit më parë. Përfundimi i disa veprave madhore në infrastrukturë si gazsjellësi Trans Adriatic dhe hidrocentrali i Devollit kanë ulur ritmin e investimeve nga jashtë, ndërsa situata e pandemisë së Covid-19 ka shtyrë planet e investimeve në shumicën e kompanive ndërkombëtare. Kjo është hera e parë pas 5 vjetësh që Shqipëria ka rënie të investimeve të huaja në këtë masë, ndërsa në fund të 2019-ës arriti një rekord prej 1 miliard e 79 milionë Eurosh. Për periudhën Janar ? Mars të këtij viti investimet e huaja rezultojnë 227 milionë Euro nga 283 milionë që ishin në të njëjtët muaj të një viti më parë. Qeveria nga ana e saj ka marrë si nismë krijimin e zonave të lira ekonomike me qëllim thithjen e investimeve nga jashtë. Së fundi, Këshilli i Investimeve Strategjike miratoi një zonë të lirë ekonomike me taksa të ulëta në Kashar, e cila do të zhvillojë industrinë në fushën e parqeve teknologjike dhe inovacionit. Sipas parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, efekti i pandemisë pritet që të ulë në 741 milionë Euro investimet e kompanive të huaja për këtë vit në Shqipëri, pas një rekordi mbi 1 miliard Euro që është vendosur vitet e fundit. Tv Klan SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: facebook.com/tvklan/ Follow rtvklan on Instagram: instagram.com/rtvklan/ Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/ Рекомендуем Investimet e huaja bien me 20% | Lajme - News посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!

Чат сообщества

Гость
Загрузка...
Теги:
investimet, huaja, bien, lajme, news