Ora News - Elbasan: Plagoset me snajper Ardian Çapja, gjendet e djegur makina e autorëve
Описание
#tvora #rtvoranews Ardian Çapja, një emër i njohur për policinë pasi edhe më herët është përfshirë në konflikte në qytetin e Elbasanit dyshohet se i ishte objektiv i një atentati të ndodhur mëngjesin e sotëm në banesën e tij. 55 vjeçari ka marrë një plumb në shpatull dhe fraktura në kokë, pasi është rrëzuar nga banesa pasi është goditur me plumb. Dyshimet e para janë se ai është qëlluar me snajper. Momentalisht ngjarja ka shumë detaje të paqarta që pritet të zbardhen në orët në vazhdim. Ndërkohë në lagjen Fushe Mbret 5 minuta larg lagjes ku banon Capja është gjetur një makinë e djegur, që dyshohet se është e autorëve të krimit. Këtu ka mbetur i plagosur një zjarrfikës. Shkak ka qenë shpërthimi i plumbave brenda makinës. Ora 12: 40 Ardian Capja ndodhet ende në sallën e operacionit. Makina me të cilën dyshohet se u kryer atentati dyshohet se është trafikuar nga jashtë dhe targat janë vjedhur në Fushë Krujë. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/elbasan-te-shtena-me-arme-ne-zonen-e-krastes Follow TV Ora dhe RTV Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Për më shumë na ndiqni në: oranews.tv
Комментарии