Ora News - Parku Rinia “noton” në baltë, qytetarët të pakënaqur: Puna nuk justifikon 1 miliardë lekë
Описание
#tvora #rtvoranews Nuk munguan ata që kishin vendosur të argëtonin fëmijët në Parkun e inauguruar në dy ceremoni, një me Veliajn dhe një pa të. Vlerën e lartë dhe kushtet e argëtimit e përçojnë përmes shprehjes së Çajupit. ?Balta është më e mirë se mjalta.? Balta dhe uji pas përmbytjes së një dite më parë ka bërë që prindërit e gjyshërit të zhgënjehen. Zona të caktuara të parkut janë të rrethuara më shirit kufizues të cilat nuk lejojnë këmbësorët të kalojnë aty, kjo për shkak të baltës dhe ujit. Rrugicat thuajse janë dëmtuar plotësisht. Shiu i së shtunës ka ende gjurmë në to. Për qytetarët 1 miliard lekshi i investimit, nuk justifikohet me punën që është bërë, duke thënë se nuk ka hapësira të dedikuara për të gjithë. ?Për mua kjo nuk ka shkuar 1 miliardë, se shiko si e ka bërë.? ?Duhet të kishte më shumë vende për moshën e tretë.? Sistemi i kullimit me këtë fond do të duhej të ishte perfekt, por? Pamjet e së shtunës flasin vetë. Disa ja vënë fajin sistemit të kullimit.. ?Këtu nuk ka drenazhime.? Mes baltës prindërit mundohen të argëtojnë fëmijët ën këndin e lojërave. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/parku-rinia-noton-ne-balte-qytetaret-te-pakenaqur-puna-nuk-justifikon-1-miliarde-leke Follow TV Ora dhe RTV Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp
Комментарии