Top News - Hidroksiklorina si ilaç i mundshëm për koronavirusin? OBSH merr vendimin смотреть онлайн
Описание видео
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të hënën se ka pezulluar përkohësisht testimin klinik të hidroksiklorinës si një trajtim i mundshëm për COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi. Vendimi u mor pas një publikimi në revistën mjekësore The Lancet, javën e kaluar, ku thuhej se përdorimi i ilaçit te pacientët me COVID-19 mund t?i rrisë shanset e tyre për të vdekur, tha shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus. Në një konferencë virtuale për media, ai tha se i ashtuquajturi Testim i Solidaritetit ? ku qindra spitale të vendeve të ndryshme të botës kanë ndarë pacientë për të testuar lloje të ndryshme të trajtimeve për koronavirus ? ka pezulluar trajtimin e hidroksiklorinës. Tedros tha se pezullimi do të vlejë derisa të rishikohen të dhënat. Hidroksiklorina përdoret normalisht për të trajtuar artritin, por deklaratat e figurave publike, si ato të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka thënë javën e kaluar se po e merr ilaçin, kanë nxitur qeveritë që të blejnë hidroksiklorinë me shumicë. Trump merr ilaç për malarien, si mbrojtje e mundshme nga koronavirusi Ministri i Shëndetësisë në Brazil rekomandoi gjithashtu javën e kaluar përdorimin e hidroksilkorinës, si dhe të klorinës kundër malaries, për trajtimin e rasteve me COVID-19. Por, studimi i Lancet zbuloi se të dyja ilaçet mund të prodhojnë efekte të mundshme anësore, sidomos aritmi të zemrës. Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/ Subscribe to Top Channel on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH #DonaldTrump#OBSH#TopChannel Рекомендуем Top News - Hidroksiklorina si ilaç i mundshëm për koronavirusin? OBSH merr vendimin посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!
Чат сообщества
Выберите никнейм
Для отправки сообщений нужно выбрать имя