Rama: Hiqen teresisht kufizimet ne zonat e gjelbra |Lajme-News
Описание
Kjo është e diela e fundit e izolimit si pasojë e koronavirusit, pasi prej të hënës do të nisë një tjetër fazë e masave të lëvizjes. Kryeministri Edi Rama lajmëroi në një postim në rrjetet sociale që në zonat problematike lëvizja e lirë do të zgjatet deri në orën 21:00. E hëna do të sjellë zgjatje të orareve të lëvizjes në zonat e kuqe dhe heqja tërësisht në ato të gjelbëra. Qytetarët do të lëvizin pa nevojën e autorizimit në këmbë apo me automjetet e tyre, ndërsa fundjava do të jetë sërish pa makina. Por sërish në zonat e kuqe nuk të lejohen hyrje-daljet me automjete. Rrugët dhe parqet e kryeqytetit janë populluar këtë të diel nga qytetarë të shumtë. Nga nesër të gjitha aktivitet tregtare duke përfshirë edhe baret e restorantet do të jenë të hapura. Shërbimi do të lejohet vetëm në mjedise të hapura duke respektuar distancat e përcaktuara të vendosjes së një tavoline nga tjetra. Po ashtu siç edhe ka funksionuar me dyqanet, marketet apo farmacitë, drejtuesit e këtyre subjektve duhet të marrin masa për mbrojtjen e stafit gjatë shërbimit. Me kalimin e javëve rastet intensiteti të infektuarve nga i virusi Covid-19 është ulur duke sjellë edhe zbutjen e masave. Pjesa dërrmuese e aktiviteteve janë hapur, por duke respektuar protokollin e sigurisë të kërkuar nga autoritetet. Tv Klan
Комментарии