Basha: Nuk do e përsëris më gabimin e 3 viteve më parë. Nisin protestat me efekt të menjëhershëm

0 просмотров 17.05.2020 00:08:33

Описание

Kreu i PD Lulzim Basha ka përfunduar takimin me aleatët, ku për mediat njoftoi dhe vendimet e marra. Duke kujtuar marrëveshjen me Ramën e 3 viteve më parë, Basha duke e cilësuar si gabim, tha se nuk do përsëritet më. Ndërkohë ai njoftoi se do të nisin protestat qytetare me efekt të menjëhershëm. ?Dita e sotme është një shembull i keq që vendi drejtohet nga një kriminel. Pra tre vitesh u ula me të në të mirë të vendit, por koha tregoi se u gabova, garantoj shqiptarët që ky gabim s?do përsëritet më kurrë. Do marrim hapat për të vendosur largimin e së keqes, që është Edi Rama. Vendimi i parë mbështetja e protestave të Alenacës dhe nisja e protestave qytetare me efekt të menjëhershëm. Aty ku u dhunua teatri u dhunuan liritë e qytetarëve. Rikthesoj angazhimin me shkrim të opozitës, që nesër në pushtet duke vënë para interesat e kombit, nisim me ndëshkimin e autorëve të kësaj ngjarjeje, nisur nga Rama. Synimi ynë është që me këtë zemërim që e ndjenë të gjithë sot, është largimi i Ramës me votë masive. Do i bëjmë thirrje gjithë qytetarëve për protesta duke respektuar kushtet higjienike. Sot për sot është e rëndësishme të jemi përkrah të dhunuarve, atyre që s?kanë bukë, kjo është diktaturë e çarkut të bukës. Kjo do marrë një orë e më parë fund?, tha Basha. Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/ Subscribe to Top Channel on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH #LulzimBasha#EdiRama#TopChannel

Комментарии

Теги:
Basha, përsëris, gabimin, viteve, parë, Nisin, protestat, efekt, menjëhershëm