Shembet Teatri Kombetar |Lajme-News

1 просмотров 17.05.2020 00:01:51

Описание

Ky është momenti i shembjes së Teatrit Kombëtar. Ka qenë ora 04:30 e mëngjesit të sotëm kur fadromat nisën shembjen e godinës. Në ndihmë shkuan forca të shumta policie dhe ato të RENEA-s, të cilat kanë ndërhyrë për të nxjerrë jashtë aktorët dhe aktivistët e ngujuar brenda godinës. Jo të pakta qenë tentativat e artistëve për të ndaluar shembjen e teatrit, që çuan edhe në tensione e përplasje të forta mes tyre dhe efektivëve të policisë. Në kundërpërgjigje, artistët që protestonin u shpërndanë nga policia. Disa prej artistëve u shoqëruan. Gjithsesi fadromat vijuan me prishjen e teatrit edhe me zbardhjen e ditës. Pavarësisht rezistencës, policia e cila kishte formuar një kordon mbrojtje, kundërvepronte sa herë tentohej që të çahej nga protestuesit. Pati jo vetëm aktorë që u përplasën me forcat e rendit e që më pas u shoqëruan, por edhe përfaqësues të opozitës. Rezistenca e qytetarëve për mbrojtjen e teatrit vijon ende. SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: facebook.com/tvklan/ Follow rtvklan on Instagram: instagram.com/rtvklan/ Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/

Комментарии

Теги:
Shembet, Teatri, Kombetar, Lajme, News