Ora News - Meta: Aktet e fundit për prishjen e Teatrit veprimtari e mirëstrukturuar kriminale

2 просмотров 15.05.2020 00:01:58

Описание

#tvora #rtvoranews Sjelljen e qeverisë së majtë, dhe në veçanti i Bashkisë së Tiranës ndaj çështjes së Teatrit, Presidenti i Republikës Ilir Meta nga Kavaja e ka krahasuar me periudhën e komunizmit. Kreu i Shtetit shkon më tej duke i cilësuar këto akte të Bashkisë së Tiranës kriminale. Ilir Meta: Aktet dhe faktet e bëra publike në 24 orët e fundit flasin në mënyrë të qartë për një veprimtari të mirëstrukturuar kriminale, e cila do të ishte e paamnistueshme në çdo kohë. Në mjaftojnë kujtimet e kazmave të komunizmit dhe të diktaturës, ndaj kishave dhe xhamive. Një ditë më parë Ilir Meta depozitoj në Gjykatën Kushtetuese VKM e qeverisë e cila i kalon në pronësi Bashkisë së Tiranës truallin e tetarit Kombëtar. Kjo është një arsye e fortë ligjore, shprehet Ilir Meta, që nuk mund të merret asnjë vendim pa u shprehur Kushtetuesja. Ilir Meta: Nuk mund të bëjmë një marrëzi të tillë, të tentojmë ti vëmë kazmën Teatrit Kombëtar, e cila do të ishte e barazvlefshëm për ti vënë kazmën përpjekjeve tona për të ecur me Maqedoninë drejt çeljes së negociatave me BE. Por do të ishte edhe një provokim serioz për paqen sociale në vend. Edhe komisionerja e BE-së për Kulturën Mariya Gabriel ka reaguar pas vendimit të Erion Veliajt për të shembur Teatrin Kombëtar. Me një postim në Twitter, Grabiel tnënvizon faktin se përpara se të merret vendimi për ta prishur duhet dialog mes shoqërisë civile dhe ekspertëve të trashëgimisë kulturore. Por Erion Veliaj, jo vetëm që nuk e ka bërë një gjë të tillë, por edhe vendimin e Këshillit Bashkiak për prishjen e këtij objekti e ka marrë në fshehtësi. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/meta-aktet-e-fundit-prishjen-e-teatrit-veprimtari-e-mirestrukturuar-kriminale-e-paaministueshme Ndiqni emisionin e plotë këtu: youtu.be/Bi19K5YZNWE Follow TV Ora dhe RTV Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Për më shumë na ndiqni në: oranews.tv

Комментарии

Теги:
News, Meta, Aktet, fundit, prishjen, Teatrit, veprimtari, mirëstrukturuar, kriminale