Ora News - Meta: Protesta e garantuar me Kushtetutë, askush nuk mund ta ndalojë

0 просмотров 11.05.2020 00:02:01

Описание

#tvora #rtvoranews A po shfrytëzohet gjendja e fatkeqësisë natyrore, për të kufizuar liritë dhe të drejtat e njeriut? Kjo është pyetja që është ngritur nga shumë qytetarë, dhe së fundmi edhe nga opozita shqiptare. Presidenti Ilir Meta, nuk jep një koment për këtë, por i bën thirrje institucioneve të garantojnë të drejtën e protestës së qytetarëve, si e drejtë themelore kushtetuese, pavarësisht situatës. Lidhur me çështjen e protestave, tubimeve dhe manifestimeve, Kushtetuta e garanton këtë të drejtë themelore që është fondamentale për ekzistencën e demokracisë. Është një e drejtë që duhet respektuar nga autoritetet. Duke qenë se jemi në situatë të veçantë duhen marrë të gjitha masat jo që të ndalohet por të zhvillohet në përputhje me kushtet specifike të distancimit social dhe ruajtjes së sigurisë dhe duhet të jenë paqësore. Zëri i qytetarëve duhet dëgjuar në çdo kohë dhe shpresoj që kjo të ndodhë në të ardhmen . Sakaq, Ilir Meta, vlerëson si të avancuara në standarde ndryshimet në kodin penal për raste e fatkeqësisë natyrore, ndërsa kërkon që aktet nënligjore të bëhen konform tyre. Në interes të medias Presidenti komentoi debatin me anëtarin e Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, ndërsa tha se shkarkimi i tij është në përgjegjësi e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/po-kufizohen-te-drejtat-e-njeriut-meta-protesta-e-garantuar-me-kushtetute-askush-nuk-mund-ta-ndaloje. Follow TV Ora dhe RTV Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp

Комментарии

Теги:
News, Meta, Protesta, garantuar, Kushtetutë, askush, mund, ndalojë