Protesta te sheshi Skënderbej , policia procedon 7 persona, gjobiten Sazan Guri dhe Zaçe Islami

0 просмотров 11.05.2020 00:07:55

Описание

#tvora #rtvoranews Policia e Tiranës ka proceduar penalisht në gjendje të lirë 7 protestues, mes tyre edhe tre organizatorët e tubimit të një dite më parë në sheshin Skënderbej kundër masave ndaluese të qeverisë për koronavirusin. Procedimi ndaj tyre nisi pasi në datë 7 maj 2020, rreth orës 11:30, te sheshi ?Skënderbej? kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetetente, duke prishur rendin dhe qetësinë publike, aq më tepër në situtatë të jashtëzakonshme në kohë pandemie, ku ndalohen me ligj grumbullimet apo tubimet . Policia thotë se shtetasit Zaçe Islami, Sazan Guri dhe Klajdi Bello në rolin e organizatorëve të protestës, më herët kanë bërë thirrje në rrjete sociale për protesta e tubime. Në vijim të veprimeve janë siguruar pamjet filmike dhe fotografike, si dhe është bërë këqyrja e rrjeteve sociale, pasi nga këta shtetas (organizatorët) bëhen thirrje për protesta dhe tubime.Nga ana e shërbimeve të Policisë janë vendosur masa administrative/gjoba, pasi asnjëri prej tyre nuk ka patur autorizim për të dalë, bazuar në nenin 3 të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 . Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/protesta-te-sheshi-skenderbej-policia-procedon-7-persona-gjobiten-sazan-guri-dhe-zace-islami Follow TV Ora dhe RTV Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp

Комментарии

Теги:
Protesta, sheshi, Skënderbej, policia, procedon, persona, gjobiten, Sazan, Guri, Zaçe, Islami