Itali, flet gruaja e shëruar nga koronavirusi: Histeri e madhe, kush e merr mbijeton, nuk vdes!

2 просмотров 29.02.2020 00:01:27

Описание

ITALI- ?Paniku ka pushtuar të gjithë vendin, por unë u shërova nga koronavirusi?: Morena Colombi, 59 vjeç nga Trucazzano, ne rajonin e Milanos, ka vendosur të flasë pas pneumonisë që i shkaktoi prekja nga Covid 19. Gruaja zgjodhi të tregojë fytyrën e të japë intervista, pavarësisht stigmës që siç thotë, rrethon personat e sëmurë nga koronavirusi I ri. ? Unë mendoj se një alarm kaq I madh nuk justifikohet, kjo histeri masive është e ekzagjeruar. Njerëzit duhet t?u thuhet se nëse e marrin koronavirusin do të mbijetojnë dhe do të shërohen?, është shprehur ajo. Gruaja ishte ndier keq dhe kishte shkuar tek mjeku, që I diagnostikoi një grip të zakonshëm. E këshilloi të merrte takipirinë dhe të pushonte, por Morena e kuptoi gjatë ditëve në vijim se diçka nuk shkonte. ? Rrufa nuk po kalonte, dhe kisha një kollë të thatë që nuk ikte. Në atë moment mendova mos është virusi I frikshëm? Sepse për shkak të punës kam edhe shumë kontakte me Azinë?, rrëfen ajo. Kishte thirrur urgjencën duke I shpjeguar simptomat, por ajo nuk erdhi, ndaj shkoi vetë në spital, ku sërish e kishin sjellë vërdallë edhe për ca kohë. Nisur nga eksperienca personale Morena thotë se strukturat sanitare në vend nuk ishin të përgatitura për t`i bërë ballë kësaj emergjence. ? Nuk kishin dhoma të izoluara, në fillim fjeta në një barelë. Aq shumë isha lodhur sa kur më thanë që kisha koronavirusin, as nuk u tremba?, tha gruaja, që tani është më mirë. Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/ Subscribe to Top Channel on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH #Coronavirus#Italy#TopChannel

Комментарии

Теги:
Itali, flet, gruaja, shëruar, koronavirusi, Histeri, madhe, kush, merr, mbijeton, vdes