Intervista - Pëllumbi: Presidenti Meta flet si një përfaqësues i opozitës

1 просмотров 28.02.2020 00:30:35

Описание

#tvora #rtvoranews #intervista Për deputetin e PS-së, Arben Pëllumbi, presidenti Meta po sillet si një përfaqësues i opozitës dhe jo si një figurë unifikuese e popullit. I ftuar në studion e lajmeve në Ora News, Pëllumbi është shprehur se ne jemi një republikë parlamentare dhe jo presidenciale, duke thënë se presidenti kishte shkaktuar një ngërç në lidhje me emërimin e gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese. Po ashtu, Pëllumbi shtoi se mazhoranca është në një proces shkarkimi në raport me presidentin, dhe janë në pritje të raportit te Komisionit të Venecias. Pëllumbi: Në këndvështrimin tim, presidenti Meta flet si një përfaqësues i opozitës, pasi duhet të ketë unitetin e popullit, jo të nxjerrë në rrugë disa njerëz kundër disa njerëzve të tjerë, nuk është roli i presidentit ky. Në jemi një republikë parlamentare dhe jo presidenciale. Parlamenti prandaj rri i mbledhur, për të dhënë drejtim çështjeve të cilat krijojnë ngërç. Çështja e betimit te presidenti ka krijuar një ngec, prandaj parlamenti e ka quajtur të nevojshme një ndërhyrje për ta rregulluar këtë gjë. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/pellumbi-presidenti-meta-flet-si-nje-perfaqesues-i-opozites-duhet-te-kete-unitetin-e-popullit Follow TV Ora dhe RTV Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp

Комментарии

Теги:
Intervista, Pëllumbi, Presidenti, Meta, flet, përfaqësues, opozitës