Koronavirusi në Itali, Shqipëria do dyfishojë kontrollet në kufi смотреть онлайн
Описание видео
Pas evidentimit të situatës shëndetësore me prezencë komunitare të koronavirusit në Itali, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu mblodhi sot Task-Forcën për parandalimin, kontrollin dhe mbrojtjen ndaj koronavirusit të ri. Pas diskutimeve mes ekspertëve dhe drejtuesve të institucioneve, u vendos përforcimi i masave në pikat kufitare, sigurimi i sasisë së shtuar të mjeteve të mbrojtjes personale dhe përforcimi i gjurmimit të rasteve për të rritur kontrollin për parandalimin e depërtimit të koronavirusit COVID-19. Task Forca vendosi: Dyfishim të personelit në Njësitë Shëndetësore në pikat kufitare, aeroport, porte dhe pika kufitare tokësore. Përforcim i kontrolleve në pikat kufitare, për çdo udhëtar për cdo udhëtar që vjen nga harta gjeografike e vendeve me shpërthime komunitare, e përcaktuar nga OBSH. Shtimi i informacionit dhe rritja e vizibilitetit të mesazheve në pikat kufitare, për të dhënë më shumë informacion për udhëtarët mbi vetëdeklarimin në strukturat shëndetësore, në rast të një shenje klinike apo kontaktit me raste të konfirmuar me koronavirus në këto vende. Rritja e sasisë së mjeteve të mbrojtjes personale për të gjitha hallkat e shërbimit, nga pikat kufitare, në strukturat shëndetësore spitalore e deri në nivel të diagnozës laboratorike. Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/ Subscribe to Top Channel on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH #Koronavirus#Itali#TopChannel Рекомендуем Koronavirusi në Itali, Shqipëria do dyfishojë kontrollet në kufi посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!
Чат сообщества
Выберите никнейм
Для отправки сообщений нужно выбрать имя