A do e mbështesë Metën në 2 mars? Basha thotë se do të flasë të shtunën
Описание
Në 1 vjetorin e djegies së mandateve dhe protestave opoztiare Lulzim Basha shmangu komentet politike nëse do e mbështeste Ilir Metën në manifestimin e thirrur më 2 mars. Përvjetorin e parë të braktisjes së Parlamentit, Partia Demokratike e përkujtoi me një konferencë për shëndetësisë. Zotimi i parë i Lulzim Bashës ishte zhberja e koncesioneve korruptive. ?Shëndetësia falas një gënjeshtër kriminale. Buxheti i shtetit për shëndetësinë është 115 usd për frymë, tre herë më pak se Bosnja. Nuk janë koncesione e PPP. Janë vjedhje me kosto 35-40 mln euro në vit. vendimi i parë anulimi i PPP dhe vënia para ligjit e përgjegjësve?, tha ai. Replika e vetme që kishte me Edi Ramën ishte për zotimin e Kryeministrit për kthimin e mjekeve nga diaspora: ?E dëgjuat marrëzinë e djeshme që do kthejmë mjekët nga diaspora. A ka kufi marrëzia. Po ti mbaj njëherë këta që ke këtu?. Lulzim Basha premtoi rritjen e pagave për personelin shëndetësor në 1200 euro në muaj për mjekët dhe 700 euro për infermierët. Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/ Subscribe to Top Channel on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH #Basha#PDTopChannel
Комментарии