Ora News - Elbasan: Grabiti argjenarinë, policia ka fakte të reja për 27-vjeçarin Astrit Thaçi смотреть онлайн
Описание видео
#rtvora #oranews Policia e Durrësit ka bërë të mundur ndalimin dhe vënien në pranga të Astrit Thaçit, 27 vjeçari i cili ishte autori i një sërë vjedhjesh dhe tentativash për vjedhje me dhunë e armë. ''Mbi bazën e provave të grumbulluara Drejtoria Vendore e Policisë Durrës organizoi punën dhe në kuadër të operacionit Trajektorja , në bashkëpunim dhe në koordimin me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, Elbasan dhe Forcën e Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale bëri të mundur kapjen, në një lokal në zonën e kombinatit Tiranë, të shtetasit: A. Th., 27 vjeç, lindur dhe banues në lagjen nr. 13 Durres, i dënuar më parë me 7 vite burg në Itali, për vjedhje me armë, si dhe me precedent të theksuar kriminal në Shqipëri, për shpërndarje të narkotikëve dhe në fushën e vjedhjes me dhunë e armë,'', njofton policia. Ky shtetas kishte kryer disa veprimtari kriminale në fushën e vjedhjeve me armë e dhunë, në Durrës, Tiranë dhe Elbasan, konkretisht: Në Durrës, në datën 08.02.2020, në lagjen 12, Durrës, është vjedhur me armë zjarri filiali i një banke të nivelit të dytë, ku autori mundi të merrte një shumë prej 100.000 lekësh. -Më datë 10.02.2020, në lagjen 13, Plazh, Durrës, nën kërcënimin e pistoletës ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit R. T., duke e plagosur në këmbë. -Më datë 11.02.2020, në lagjen nr. 14, Shkozet, Durrës, nën kërcënimin e armës ka vjedhur në një Big Market, nje shumë prej 100.000 lekësh dhe steka me cigare. Po ky shtetas, më datë 12.02.2020, në rrugën ?Muhamet Gjollesha? pranë Zogut të Zi, Tiranë, ka tentuar të vjedhë në një agjenci turistike. -Me datë 12.02.2020, në rrugën Llambi Bonat Kombinat , Tiranë, nën kërcënimin e armës ka tentuar të vjedhë në një Big Market. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/kryente-vjedhje-me-dhune-dhe-arme-pranga-27-vjecarit Follow TV Ora dhe RTV Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Рекомендуем Ora News - Elbasan: Grabiti argjenarinë, policia ka fakte të reja për 27-vjeçarin Astrit Thaçi посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!
Комментарии