Gazi i merr jeten nje nene dhe dy femijeve te saj смотреть онлайн
Описание видео
Tre pjesëtarë të një familje kanë humbur jetën tragjikisht këtë të premte në fshatin Ostren të Madh të Bulqizës, si pasojë e rrjedhjes së gazit nga një bombol që përdorej për gatim. Rajmonda Tola, 40 vjeç dhe dy fëmijët e saj Rudina 19 vjeçe dhe Fatjoni 14 vjeç, u gjetën pa jetë nga të afërmit, në shtëpinë e tyre. Ndërsa vajza më e vogël e familjes, Merita 8 vjeçe mundi të shpëtojë. Ajo u dërgua në spitalin e Bulqizës, ku mori ndihmën e nevojshme mjekësore. Tragjedia ka ndodhur gjatë natës. Kanë qenë të gjithë në dhomën e gjumit, kur besohet se gazi ka nisur të rrjedhë dhe askush nuk e ka ndjerë. Gruaja dhe 3 fëmijët jetonin të vetëm, pasi bashkëshorti i saj Albert Tola ishte emigrant në Greqi. 8-vjeçarja e mbijetuar ndodhet në gjendje të stabilizuar mjekësore. Ajo u vizitua në mbrëmje nga Presidenti Meta. Policia po kryen hetime për të zbuluar nëse bombola ishte brenda parametrave të duhur teknike, apo gazi është lënë i hapur nga pakujdesia. Të paktën 6 persona janë lënduar vetëm gjatë muajit Janar nga shpërthimi i bombolave të gazit në vend. Ekspertët ngrenë shqetësimin se bombolat vazhdojnë të mbushen nëpër pika karburanti dhe nuk merren në pikat e duhura ku ato u nënshtrohen kontrolleve. Tv Klan Рекомендуем Gazi i merr jeten nje nene dhe dy femijeve te saj посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!
Чат сообщества
Выберите никнейм
Для отправки сообщений нужно выбрать имя