Ora News - Kurti në Tiranë, pritet me ceremoni shtetërore nga Rama
Описание
#rtvora #oranews Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka mbërritur në Tiranë për një vizitë zyrtare. Ai u prit me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave nga homologu i tij Edi Rama. Pas takimit kokë më kokë, ata do të kenë dhe një konferencë të përbashkët për mediat. Kjo është vizita e parë e Kurtit si Kryeministër jashtë vendit. Gjatë qëndrimit në Tiranë, Kurti ka parashikuar takime me Ruçin, Metën, Veliaj dhe Bashën. Qëndrimi i tij do të zgjasë një gjysmë dite. Nisja drejt Morinës për kthimin në Kosovë është parashikuar në 12.40. Vizita u paralajmërua nga Kurti gjatë një interviste për Zërin e Amerikës. Albin Kurti: Unë synoj që javën e ardhshme të vizitoj Tiranën dhe të zhvilloj takime me liderët institucional atje, me kryeministrin Rama, me presidentin Meta, me kryeparlamentarin Ruçi, me kryetarin e opozitës Basha dhe në këtë mënyrë t?i diskutojmë së bashku këto çështje. `Unë nuk jam kundër iniciativave për bashkëpunim rajonal, mirëpo aty duhet të jetë parimi i reciprocitetit dhe përderisa Republika e Shqipërisë i njeh më mirë fqinjët tanë jugor dhe perëndimor, është Republika e Kosovës ajo që i njeh më mirë fqinjët tanë lindor dhe veriorë dhe në këtë aspekt ne mund të jemi komplementar. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/albin-kurti-vizite-te-shpejte-ne-tirane-zbardhet-axhenda Follow TV Ora dhe RTV Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp
Комментарии