Kam pasur dhimbje te tmerrshme, nuk ecja dot me shume se 10 minuta

2 просмотров 11.02.2020 00:07:24

Описание

Albina Lleshi ka treguar në programin ?Historia ime?, në Tv Klan për aksidentin që i ndryshoi krejtësisht jetën. Kur ishte 20 vjeç u përplas nga një kamion, qëndroi për rreth një javë në gjendje kome dhe kur u zgjua mësoi se kishte thyerje të legenit, por edhe dëmtime të shumta, në pjesë të ndryshme të trupit. Albina tregon se nuk mund të bëhej dot operacion, por mjekët i kërkuan të qëndronte në krevat, në spital, për 3 muaj pa lëvizur. Por pas dy muajsh një mjek, pas vizitës që i kryen i kërkon të ngrihet sepse gjendja e saj ishte më mirë. Kjo rezultoi me pasoja të mëdha për të, pasi asaj i ra të fikët dhe nga grafia që u bë, mësoi se thyerjet ishin hapur sërish dhe kishte pësuar edhe deformime. Gjendja u përkeqësua, por operacioni nuk po kryhej, prandaj familja vendosi ta çonte në Itali, por mjeku u bë pengesë sepse nuk i jepte autorizimin.

Комментарии

Теги:
pasur, dhimbje, tmerrshme, ecja, shume, minuta