Në burg, theu postblloqet! Elbasan, 27-vjeçari akuzohet edhe për aksidentet
Описание
Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë ?arrest me burg? për 27-vjeçarin Aldiron Shehu që i shpëtoi në mënyrë spektakolare postblloqeve të policisë nga Korça në Elbasan ku edhe shkaktoi një aksident të trefishtë me pasojë plagosjen e 5 personave, mes të cilëve edhe një efektiv policie. Teksa bëri një përmbledhje të ngjarjes së 4 shkurtit Prokurori Ritvan Sukaj nxori bllof policinë e Elbasanit kur deklaroi se ?policia qëlloi në ajër, në momentin që mjeti tip WolksWagen goditi punonjësin e policisë 27-vjeçarin Eugen Abdurrazaku. Ende nuk dihen arsyet pse policia e Elbasanit mohoi të shtënat në kushtet e ligjshmërisë pasi një punonjës policie u godit. Ndërkohë mbrojtja e cilësoi aksident ngjarjen e 4 shkurtit ndërsa kërkoi hetim ndaj policisë për mënyrën amatore të veprimit dhe ngritjes së postbllokut në vendin e gabuar. 27-vjeçari Aldiron Shehu akuzohet për veprat penale ?Vrasje e punonjësit të policisë e mbetur në tentativë? dhe ?Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë.? Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/ Subscribe to Top Channel on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH #AldironShehu#Elbasan#TopChannel
Комментарии