Ora News - Ndahet nga jeta bilbili i këngës kosovare, Nexhmije Pagarusha
Описание
#rtvora #oranews Ka ndërruar jetë bilbili i muzikës Nexhmije Pagarusha në moshën 86-vjeçare. Këtë lajm të hidhur e ka ndarë përmes një postimi në ?Facebook? vëllai i saj Tarik Pagarusha. Nexhmije Pagarusha e lindur në 7 maj 1933 njihet edhe si mbretëresha e muzikës shqiptare. Veprimtaria e saj muzikore 40-vjeçare është shumë e gjerë dhe është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon. Është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera . Nexhmije Pagarusha ishte edhe aktore e suksesshme, si në film ashtu edhe në teatër. Ajo shkoi shkollën e muzikës për solo kanto në Beagrad, ku në vitin e tretë u shkëput për mos ta vazhduar më. Në Beograd ka patur edhe paraqitjen e parë muzikore në skenë. Në vitin 1948 është pranuar soliste në Radio Prishtinë. ?Baresha? është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj. Kjo këngë u kompozua nga bashkëshorti i saj Rexhep Mulliqi, me tekstin e poetit Rifat Kukaj. Nexhmije Pagarusha interpretoi në një koncert të muzikës klasike veprat e përkthyera shqip të Bethovenit, Puçinit, Verdit, etj. Ky koncert ka qenë i pari i këtij lloji. Fatkeqësisht, asnjërit nga organizatorët teknikë nuk iu kishte kujtuar që të regjistronte këtë koncert! Për fat të keq, nuk janë evidentuar as të gjitha koncertet dhe repertori i këngëve të kënduara nga ajo. Nexhmija dikur është shprehur se muzika ishtë mjaft e rëndësishme në jetën e saj dhe se ajo dhe muzika ishin një. Mendohet se ajo ka interpretuar mbi 150 këngë. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/vdes-bilbili-i-kosoves-nexhmije-pagarusha Follow TV Ora dhe RTV Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp
Комментарии