SHBA/ Meta fton në Shqipëri Kryetarin e Komisionit për Sigurinë Kombëtare Ron Johnson смотреть онлайн

1 просмотров 06.02.2020 00:01:27

Описание видео

Teksa ndodhet në Shtete e Bashkuara të Amerikës, Presidenti i vendit Ilir Meta është pritur ditën e sotme nga Senatori Republikan Ron Johnson, Kryetar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare dhe i Nën-Komisionit për Europën. Gjatë takimit, Presidenti Meta theksoi se ?SHBA janë partneri strategjik, i pazëvendësueshëm i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Shqipëria beson në angazhimin e domosdoshëm të SHBA në Ballkanin Perëndimor, si faktor kyç për paqen, sigurinë, stabilitetin dhe konsolidimin e demokracisë dhe të shtetit ligjor?. Gjatë bisedave të dy politikanëve, është diskutuar edhe për çështjen e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, ku Presidenti Meta u shpreh se ?marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të prodhojë paqe, stabilitet dhe siguri afatgjatë në rajon duke pasur SHBA-në dhe BE-në si garantues?. Gjithashtu, Presidenti Meta theksoi se ?Shqipëria mbetet e vendosur në angazhimet e saj përkrah SHBA dhe NATO-s në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe çdo akti që vë në rrezik stabilitetin dhe paqen në botë?. Presidenti Meta kërkoi mbështetjen e Senatorit Johnson për marrëveshjen e heqjes të taksimit të dyfishtë midis Shqipërisë dhe SHBA, që do të sillte lehtësira në fushën e tregtisë dhe investimeve. Nga ana e Tij, Senatori Johnson shprehu angazhimin për të kontribuar në rritjen e vëmendjes në Senatin e SHBA për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve tona. Kreu i Shtetit e ftoi Senatorin Johnson për një vizitë zyrtare në Shqipëri, ftesë që u mirëprit me kënaqësi. Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/ Subscribe to Top Channel on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH #SHBA#Meta#TopChannel Рекомендуем SHBA/ Meta fton në Shqipëri Kryetarin e Komisionit për Sigurinë Kombëtare Ron Johnson посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!

Чат сообщества

Гость
Загрузка...
Теги:
shba, meta, fton, shqipëri, kryetarin, komisionit, sigurinë, kombëtare, johnson