Ora News - Arrestohet një nga autorët e grabitjes së çiftit Laze në Allias
Описание
#rtvora #oranews Dy javë pas grabitjes dhe plagosjes së çiftit Petrit dhe Afërdita Laze në zonën e Alliasit në Tiranë, policia ka vënë në pranga një nga autorët e ngjarjes, ndërsa është shpallur në kërkim një person tjetër. Në kuadër të operacionit të koduar Mjegulla u arrestua shtetasi F. M., 28 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale Prodhim dhe shitja e narkotikëve?. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit M. C., si bashkautor në këtë ngjarje, person me precedent kriminal, i dënuar më parë për veprat penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve? dhe ?Vjedhja?. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur të gjejnë të fshehura rreth një kilometër larg banesës që tentuan të vidhnin, dy armët e zjarrit, konkretisht një kallashnikov dhe një pistoletë, që dyshohet se i kanë përdorur autorët mbrëmjen e datës 19 janar 2020. Gjithashtu, së bashku me armët e zjarrit, Policia gjeti të fshehura një maskë, municion luftarak, fasheta plastike e sende të tjera , thuhet në njoftimin e policisë. Vijon puna për kapjen e bashkautorit, i cili gjatë operacionit nuk është gjetur në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale Vjedhja me armë, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë?, me pasoje plagosjen e rendë të dy shtetasve dhe Armëmbajtja pa leje , të cilat parashikojnë dënimin deri në 15 vite burgim. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/arrestohet-nje-nga-autoret-e-grabitjes-se-ciftit-ne-allias Follow TV Ora dhe RTV Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp
Комментарии