Ora News - Durrës: Pendohet burri që vrau gruan, lashë tre fëmijët rrugëve
Описание
#rtvora #oranews Xhelozia dhe dyshimet për tradhëti janë motivet që 45 vjecari Lulzim Cuku masakroi me thikë bashkëshorten e tij 12 vjet më të vogël të shtunën e 1 shkurtit në Durrës. Në dëshminë e tij para grupit hetimor ai ka thënë se kishte ngritur dyshime se gruaja fuste njerëz në shtëpi në kohën kur ky punonte në Greqi Lulzim Cuku, burri që të shtunën vrau me thikë bashkëshorten e tij 12 vjet më të re në sy të fëmijëve ka konfirmuar para policisë dyshimin se krimi në familje kishte si motiv xhelozinë. 45 vjeçari me origjinë nga Dibra ka thënë para grupit hetimor se ai kishte dyshime se gruaja e tradhëtonte kur ai shkonte për të punuar në Greqi. ?Jam penduar shumë për veprimin tim. Nuk duhet të kishte ndodhur kjo, nuk duhet të kisha qëlluar mbi Manjolën. Fëmijet e mi ngelën rrugëve tani. Jam shumë i dëshpëruar. E kishte kthyer shtëpinë në shtëpi publike, fuste brenda lloj-lloj njerëzish. I kërkova të mos e bënte më këtë veprim, por sapo unë ikja në Greqi me thoshin njerëzit se ajo vazhdonte të fuste njërëz të panjohur në shtëpi. Për këtë arsye u ktheva nga Greqia. Gjatë kësaj kohe debatonim shpesh. Atë natë situata doli jashtë kontrollit dhe unë e qëllova me thikë. Më i madhi i tre fëmijëve të çiftit është vetëm 10 vjeç. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e të shtunën në banesën e familjes Çuku në Xhafzotaj të Durrësit. Pas krimit, 45 vjecari u largua nga vendngjarja ndërsa disa orë më pas u vetëdorëzua në policinë e Burrelit. Familja Cuku ishte me origjinë nga Dibra por prej vitesh ishin vendosur në Durrës Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/durres-pendohet-burri-qe-vrau-gruan-lashe-tre-femijet-rrugeve Follow TV Ora dhe RTV Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp
Комментарии