Ora News - PS përjashton mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme смотреть онлайн

0 просмотров 01.02.2020 00:01:19

Описание видео

#rtvora #oranews Partia Socialiste nëpërmjet kryetarit të grupit parlamentar Taulant Balla, ka bërë një qartësim rreth deklaratave të liderit të opozitës Lulzim Basha, rreth zgjedhjeve të parakohshme. Dy ditë më parë Kreu i PD Basha pati një takim me ambasadorët ku diskutoi për realizimin e reformës zgjedhore brenda 15 marsit. Gjithashtu kryedemokrati tha se pas miratimit të kësaj reforme opozita pret zgjedhjet e parakohshme. Por sipas Ballës, dialogu ka nisur për Reformën Zgjedhore dhe çdo gjë tjetër jashtë kësaj kornize nuk janë në tryezë diskutimi. Taulant Balla: ''Idetë jashtë kësaj kornize kryetari i PD mund t?i diskutojë dhe konfirmojë jashtë Parlamentit me aleancën e tij, por jo me Partinë Socialiste. Ndërkohë i kujtojmë Lulzim Bashës se Kodi Zgjedhor miratohet me 84 vota që Partia Socialiste nuk i ka! Prandaj ai bën mirë të mos i fyejë e ofendojë deputetët që janë në Kuvend me firmën e tij dhe të para-ardhësit të Monika Kryemadhit. Sepse jo për gjë, po nesër do të duhet edhe vota e tyre për të mbështetur dhe konfirmuar rezultatet e dialogut që po zhvillojmë dhe Lulzim Basha bën mirë të mos i provokojë në dëm të reformës!'' Më tej në një status në facebook, Balla sqaron se përgjigjen e dha ai sepse kryeministri është i angazhuar me rindërtimin. Gjithashtu kujton se ecuria e dialogut me përfaqësuesit e PD i është besuar unanimisht Damian Gjiknurit. Taulant Balla: ''Sqaroj se e dhashë unë këtë pergjigje, sepse Kryetari Rama është plotësisht i angazhuar me Rindërtimin dhe angazhimet e tjera të mëdha si Kryeministër dhe si Kryetar i OSBE gjatë vitit 2020. Prandaj as nuk merret asnjë minutë dhe as nuk mund të prononcohet për çështjet që lidhen me bashkëpunimet apo ndërveprimet partiake. Kjo vlen për këtë herë dhe për të gjitha herët kur partia do të reagojë politikisht ndaj PD-së ose Lulzim Bashës lidhur me Reformën Zgjedhore, ndërkohë ecuria e dialogut me përfaqësuesit e PD i është besuar unanimisht përfaqësuesit tonë Damian Gjiknuri.'' Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/balla-ps-perjashton-mundesine-e-zgjedhjeve-te-parakohshme Follow TV Ora dhe RTV Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Рекомендуем Ora News - PS përjashton mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!

Чат сообщества

Гость
Загрузка...
Теги:
news, përjashton, mundësinë, zgjedhjeve, parakohshme