Tiranë/ Policia rrugore: 567 masa administrative për shkelje të rregullave të qarkullimit смотреть онлайн

5 просмотров 31.01.2020 00:00:53

Описание видео

Policia rrugore ka shtuar kontrollet në disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit dhe pas verifikimit ka proceduar administrativisht shumë drejtues automjetesh që kanë shkelur rregullat e qarkullimit. Tiranë Rrugorët e kryeqytetit, duke konsideruar ankesat dhe shqetësimet e qytetarëve, kanë vijuar kontrollet policore dhe verifikimet e tyre, në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore dhe për procedimin e shkeljeve që nga analizat e riskut rezultojnë edhe shkak për aksidentet rrugore. Patrullimet dhe kontrollet policore janë fokusuar në disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit, në varësi të problematikës që i karakterizon ato, siç janë korsitë e rezervuara për shërbimin publik dhe ato të biçikletave, sistemet e fiksimit për fëmijët nën 12 vjeç, shkeljet e sinjalizimit të ndritshëm (semafor), përdorimi i aparateve celular gjatë drejtimit të mjeteve etj. Në funksion të kontrolleve, përgjatë 24 orëve të fundit janë verifikuar dhe proceduar administrativisht: ? 67 drejtues mjetesh, pasi janë konstatuar duke qarkulluar në korsitë e rezervuara për shërbimin publik dhe ato të biçikletave; ? 26 drejtues mjetesh, pasi janë konstatuar se vazhdonin lëvizjen ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalonte atë; ? 13 drejtues mjetesh, pasi janë konstatuar se mbanin fëmijët nën 12 vjeç, të papajisur me sisteme fiksimi; ? 56 drejtues mjetesh, pasi janë konstatuar duke përdorur aparatin celular gjatë drejtimit të mjeteve. Gjithashtu, janë vendosur 567 masa të tjera administrative për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. #KujdesZbatimineRregullave #JoAlkoolJoShpejtësiNëTimon #FundjavëTëMbarëDheTëSigurt Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/ Subscribe to Top Channel on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH #PoliciaRrugore#JoAlkool#TopChannel Рекомендуем Tiranë/ Policia rrugore: 567 masa administrative për shkelje të rregullave të qarkullimit посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!

Комментарии

Теги:
tiranë, policia, rrugore, masa, administrative, shkelje, rregullave, qarkullimit