Ora News - Arrestohet në Tiranë 'Escobari i Evropës', i dënuar me 30 vjet burg për trafik heroine
Описание
#rtvora #oranews Gjykata e Tiranës ka nisur procedurat e ekstradimit për një shtetas turk, të dënuar me 30 vite burg nga drejtësia franceze. Faruk Baybesin i konsideruar si një nga ?Eskobarët e Evropës , i cili është dënuar në mungesë nga gjykata franceze e Loire Atlantique për trafik të heroinës në Evropë është kapur në 24 dhjetor në Rinas. Policia e ka vënë në pranga të kërkuarin gjatë tentativës për të hyrë në vendin tonë, duke ia përcjellë më pas dosjen prokurorisë. Organi i akuzës pasi ka shqyrtuar rastin ka kërkuar nga gjykata mbajtjen në qeli të Baybesin, me qëllim ekstradimin e tij në vendin ku është dënuar. Bazuar në këtë kërkesë togat e zeza vendosën mbajtjen në burg për 40 ditë, me qëllim ekstradimin e të kërkuarit. Pas mbërritjes së letërporsive nga Franca, tashmë është hapur rruga për dërgimin e tij për të shlyer dënimin prej 30 vitesh burg. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/arrestohet-ne-tirane-escobari-turk-akuzohet-trafikimin-e-14-miliarde-euro-droge Follow RTV Ora Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp
Комментарии