Thaçi kërcënon VV: Emrin, ose do të ketë hapa ligjore/ Partia e Kurtit: Do ta sjellim

0 просмотров 17.01.2020 00:01:35

Описание

Lëvizja Vetëvendosje tha se do ta bëjë brenda afateve dhe pa vonesa dorëzimin e emrit të të mandatuarit për krijimin e qeverisë, por pa saktësuar se kur do të ndodhë një gjë e tillë. Sot mbushen 22 ditë që nga momenti i konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhjes së kryetarit e nënkryetarëve. Megjithatë, partia fituese e zgjedhjeve të tetorit, nuk e ka dërguar ende emrin në presidencë. Nisur nga kjo situatë, Hashim Thaçi kërcënoi me veprime kushtetuese. ?Unë shpresoj në vullnetin e mirë të spektrit politik që të gjejë një zgjidhje politike në përputhje me votën e qytetarëve me 6 tetor, shpresoj që kjo zgjidhje të vijë sa më e shpejt. Në të kundërt, do të ndërmarr të gjitha hapat e nevojshëm kushtetues dhe ligjor?, citohet të ketë thënë ai. Por njohës të çështjeve politike në vend mendojnë se dy partitë që synojnë marrëveshjen e bashkëqeverisje, janë sot më larg se kurrë prej arritjes së saj. Ramush Tahiri mendon se tashmë, nuk ka raporte të sinqerta në mes të dy partive. As Arton Demhasaj nuk e sheh të afërt marrëveshjen, e Bekim Kabashi gjithashtu konsideron se pozicionet e LDK-së dhe VV-së nuk po shkojnë drejt përafrimit. Dy partitë i kanë bërë tashmë ofertat e fundit njëra-tjetrës, ndërkohë që situata është bllokuar dhe nuk ka bërë asnjë deklaratë nëse I pranon këto oferta ose jo. Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/ Subscribe to Top Channel on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH #HashimThaci#Kosovo#TopChannel

Комментарии

Теги:
Thaçi, kërcënon, Emrin, ketë, hapa, ligjore, Partia, Kurtit, sjellim