Ora News - Hetimet për pallatet vrasëse, Prokuroria Lezhë merr në dorë dosjen për 7-të objekte
Описание
#rtvora #oranews Prokuroria e Lezhës ka marrë në dorë dosjen me prova për 7 pallate të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit dhe pritet të vendosë së shpejti nëse do të çojë përgjegjesit para drejtësisë. Sipas provave, në 6 pallate të para viteve '90 ka pasur ndërhyrje në strukturë, ndërsa një objekt i viteve të fundit është ndërtuar me cilësi të dobët. 7 pallate të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit do të jenë objekt hetimi nga Prokuroria e Lezhës. Organi i akuzës ka administruar provat e dorëzuar nga Policia gjyqësore në lidhje me këto objekte që patën dëmtime të mëdha nga lëkundjet. 6 pallate janë ndërtuar para viteve 1990, ndërsa 1 është ndërtim i viteve të fundit. Në objektet e vjetra që janë referuar për hetim pranë Prokurorisë, rezulton se ka patur ndërhyrja në katet e para apo dhe shtesa të ndryshme, çka dyshohet se ju kanë dobësuar strukturën. Ndaj ka dyshime të forta se këto ndërhyrje i dobësuan qëndrueshmërinë përballë tërmetit. Ndërsa për një pallat 10 katësh, i cili është ndërtuar gjatë viteve të fundit, ka dyshime se cilësia e punimeve ka qenë e dobët, ndaj dhe ka pësuar dëmtime të shumta. Materialet e referuara nga policia gjyqësore me kërkese të organit të akuzës, tashmë janë në dorën e drejtuesit të prokurorisë së Lezhës, Milan Laska. Në ditët në vijim pritet të regjistrohet proçedim penale për tri vepra penale ?Ndërtimi pa leje?, ?Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm?, si dhe ?Shpërdorimi i detyrës?. Hetimet do të përcaktojnë nëse ka element të këtyre veprave penale që sigurisht nëse faktohet diçka e tillë personat përgjegjës do të vihen para drejtësisë. Prokuroria e Durrësit është e vetmja deri tani që ka prerë 18 urdhër arreste për ndërtimet që shkaktuan 24 viktima në qytetin bregdetar. Ndërsa prokuroritë e Tiranës dhe Krujës ende vijojnë hetimet për të dokumentuar përgjegjësitë për ndërtimet që u shembën pas tërmetit, duke shkaktuar 51 viktima dhe rreth 1 mijë të plagosur në të gjithë vendin. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/lezhe-7-pallate-te-demtuara-nga-termeti-i-26-nentorit-nen-hetim Follow RTV Ora Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp
Комментарии