SHBA vendos sanksione te reja ndaj Iranit

1 просмотров 10.01.2020 00:00:55

Описание

Washingtoni ka shtuar sanksionet ndaj Teheranit, pas goditjes me raketa nga ushtria iraniane të bazave ajrore amerikane në Irak, në orët e para të së mërkurës. Sanksionet e bëra publike nga Sekretari Amerikan i Tregtisë, Steve Mnuchin, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryediplomatin Mike Pompeo në Washington disa zyrtarë të lartë iranianë të përfshirë në sulmin e së martës ndaj trupave amerikane. ?Presidenti autorizoi vendosjen e sanksioneve shtesë kundër çdo individi që zotëron, operon dhe bën tregti me sektorë që ndihmojnë ekonominë iraniane, përfshirë ndërtimin, prodhimin, tekstilet dhe minierat?. Tensionet mes Washingtonit dhe Teheranit u ashpërsuan pas vrasjes më 3 Janar nga dronët amerikanë të komandantit të gardës revolucionare iraniane Kasem Sulejmani, i konsideruar si numri 2 i regjimit iranian. Këto tensione rrezikuan shpërthimin e një lufte të re në Lindjen e Mesme mes ushtrisë amerikane dhe asaj iraniane. Por Dhoma e Ulët e Kongresit miratoi me shumicë votash një rezolutë që kufizon vendimmarrjen e presidentit Trump për ushtrisë në rast konflikti të armatosur me Iranin. Sipas rezolutës, Trump mund urdhërojë ushtrinë vetëm me një tjetër vendim të Kongresit. Tv Klan

Комментарии

Теги:
SHBA, vendos, sanksione, reja, ndaj, Iranit