Ora News - Kurbin, makina përplaset me bordurën, vdes 24-vjeçari смотреть онлайн
Описание видео
#rtvora #oranews Një 24-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në zonën e Kurbinit. Sipas informacioneve një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një bordurë. Ngjarja u regjistrua pasditen e kësaj të diele në fshatin Gjorm. Rreth orës 16:15, në aksin rrugor Laç-Mamurras, në fshatin Zheji, Kurbin mjeti tip Benz ka dalë nga rruga , ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit shtetasi F.S.,24 vjeç, banues në Bushnesh, Krujë , sqaron policia. Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes. Ndërkohë kjo e dielë ka përgjakur rrugët e vendit. Në orët e para të mëngjesit një person humbi jetën dhe 11 u plagosën. Më i rëndi ishte aksidenti i shënuar në rrugën e Kombit ku një veturë u përplas me një autobus turistësh që udhëtonin nga Tirana në Brezovicë. Nga përplasja mbeti i vdekur Led Caka, i cili udhëtonte në veturën, që pas aksidentit përfundoi e ndarë më dysh në rrugë. I riu udhëtonte nga Rubiku drejt Milotit, ndërsa autobusi me turistë në krahun e kundërt. Në këtë vend, dy mjetet u gjenden përballë, pasi 28 vjeçari dyshohet se kishte kryer një parakalim të gabuar. Goditja ka qenë e fortë dhe mjeti ka përfunduar duke u përplasur edhe më bordurën anësore të rrugës. Ndërsa për shkak të goditjes 8 persona në autobusin që udhëtonte drejt pikës turistikë të Brezovicës mbetën po ashtu të plagosur. Më herët, dy të rinj mbetën të plagosur në aksin Fushë Krujë - Tiranë pasi makina me të cilën udhëtonin doli nga rruga. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/kurbin-makina-perplaset-me-borduren-nje-i-vdekur Ndiqni emisionin e plotë këtu: youtu.be/0wkDsyQ-gng Follow RTV Ora Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Рекомендуем Ora News - Kurbin, makina përplaset me bordurën, vdes 24-vjeçari посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!
Чат сообщества
Выберите никнейм
Для отправки сообщений нужно выбрать имя