Report TV - Rama bën bilancin, 176 pallate të dëmtuara në Durrës dhe 69 në Tiranë
Описание
Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Rama bëri një bilanc paraprak të banesave dhe pallateve të dëmtuara, edhe pse një bilanc paraprak që pret të marrë formë edhe me ardhjen e ekspertëve të huaj. Ekipet e para të inspektorëve grekë teknikë vijnë sot, për të bërë analizë dëmesh së bashku me ekspertët tanë në mënyrë që mos të marrë kohë të gjatë në raport me numrin e madh të pallateve me numrin e vogël të ekspertëve të ndërtimit. Do të ketë turk, francezë, e një sërë ekipesh të tjera që do të vijnë në mbrëmje ose nesër , u shpreh kryeministri. Paraprakisht: Në Durrës janë 701 banesa të dëmtuara, 12 të shkatërruara totalisht, 176 pallate të dëmtuara. Në Tiranë, janë 15 të banesa shkatërruara, 239 banesa të dëmtuara, 8 pallate jashtë funksionit, 61 pallate të dëmtuar rëndë. Ky bilanc kërkon të plotësohet në mënyrë që askush të mos mbetet jashtë bilancit , tha Rama. Në Tiranë janë 3480 persona pa shtëpi. 1 mijë janë të akomoduar në 5 qendra private, të tjerët në çadra dhe tek të afërmit. Në Elbasan janë akomoduar 209 persona, ndërsa në Durrës 625. Kreu i qeverisë tha se do të mblidhet Komiteti kombëtar i ndërtimit për të gjithë këtë proces, ndërsa tha se do të ishte i lumtur që pjesë e këtij komuniteti të ishte edhe opozita, qoftë në aspektin financiar, qoftë edhe atë teknik. Do të ishim të lumtur të ishte edhe opozita qoftë sa i përket aspektit financiar, qofte dhe teknik. nuk kemi çfarë ndajmë në këtë aspekt përveçse nevojën e përbashkët për të bërë më të mirën për njerëzit. Nuk është komision i reformës zgjedhore, as komision dekriminalizmi, as i ndarjes së engjëjve dhe djajve. Këto janë komisione për ditët me diell në këtë ditë pa diell në këtë punë që do të vazhdojë e pa cënuar nga jeta e përditshme politike që nuk diskutohet së shpejti do të rifillojë se shenjat e para janë dhënë, është mirë të jemi bashkë, është mirë të punojmë bashkë , tha Rama.
Комментарии