PBDNJ-PDIU ne koalicion qeverises? Si pergjigjet Vangjel Dule

6 просмотров 08.11.2019 00:02:46

Описание

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, ishte i ftuar këtë të premte në emisionin ?Zonë e lirë? në Tv Klan. Dule iu përgjigj pyetjes së analistit, Arian Curi nëse PBDNJ do të bashkëqeveriste sëbashku me PDIU-në në të ardhmen. Arian Curi: Nesër do bashkëqeverisni me Idrizin apo jo? Vangjel Dule: Ne nuk na bezdisin individët dhe personat. PDIU nuk mund të jetë pjesë e një formacioni qeverisës, kur ka një program qeveritar, i cili nuk shikon përpara, por shikon prapa. Ne kemi marrëveshje dypalëshe PD-PBDNJ. Për ne do ishte krejtësisht utopike dhe objektivisht e pamundur të kondiciononim se kush do jetë në mazhorancë dhe në opozitë. Arian Curi: E mora përgjigjen. Njëri nga këta bie. Ndër të tjera, Vangjel Dule tha se në pranverë do të ketë zgjedhje të parakohshme. /tvklan.al

Комментарии

Теги:
PBDNJ, PDIU, koalicion, qeverises, pergjigjet, Vangjel, Dule