Zbardhet letra për balerinën e lokalit që shfrytëzohej si prostitutë, pranga pronarit shkodran
17 просмотров
14.10.2019
00:01:51
Описание
TIRANË- Një 50 vjeçar i dënuar për vrasje me dashje ka rënë në prangat e policisë, pasi në lokalin e tij iu sekuestruan mbetje kokaine, si dhe i dyshuar se shfrytëzonte për prostitucion vajzat që punësonte si balerinë. I arrestuari është Ilir Peraj, pronari i lokalit tallava Napoli , në autostradën Tiranë-Durrës. Kontrolli në ambientet e lokalit të tij është bërë me vendim gjykate, ndërsa në momentin që Peraj u ndalua nga policia, ishte duke fjetur në automjetin e tij në afërsi të lokalit. Gjatë kontrollit në lokalin e tij, policia sekuestroi një pjatë porcelani me mbetje të lëndës narkotike kokainë, një DVR, si dhe një letër në të cilën shkruhej ?Nuk pranon ti me pi kafe me 50 Euro?.
Комментарии