Ora News - Krim pasioni në Kavajë, vritet një person, plagoset polici i burgjeve
Описание
#rtvora #oranews Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një konflikti me armë në qytetin e Kavajës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:40 në banesën e një gruaje, ku efektiv i policisë së burgjeve Bledar Toci është përplasur me armë me shtetasin D.H. Për pasojë ka mbetur i plagosur efektivi Toci 36 vjeç dhe ka humbur jetën personi tjetër. Rreth orës 00.40, në lagjen nr. 2 Kavajë, shtetasi D. H., banues në Kavajë, ka hyrë në banesën e shtetases M. Q. Në banesë ndodhej dhe shtetasi B. T, banues në Kavajë, punonjës i Policisë së Burgjeve. Shtetasi D.H. është konfliktuar me shtetasin B. T. dhe si pasojë shtetasi D.H ka qëlluar me armë në drejtim të shtetasit B.T duke e plagosur atë. Shtetasi B.T me armën e shërbimit ka qëlluar në drejtim të shtetasit D.H i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje njoftoi policia. Bledar Toci ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Durrësit dhe më pas është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë ku mëosohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/tronditet-kavaja-polici-i-burgjeve-vret-policin-e-rendit Follow RTV Ora Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz
Комментарии