Ora News - Hapja e negociatave, Rama Nuk është gati BE, jo ne
Описание
#rtvora Pasi hodhi mbi fjalimin e tij edhe shënimet e fundit, shefi i mazhorancës për 40 minuta nga foltorja e Parlamentit mbrojti punën e bërë nga Shqipëria për plotësimin e kushteve të Brukselit. Edi Rama është i bindur se vendimi i Francës dhe Holandës për negociatat nuk varet më nga Shqipëria, por nga politika e tyre e brendshme dhe interesat ekonomike. Në këto kushte që është sot BE, sipas Kryeministrit, asnjë vend që është pjesë e unionit nuk do të mund të anëtarësohet. Madje ai tregoi edhe arsyen e vërtetë se pse Bundestagu Gjerman i tha PO Shqipërisë. Për të treguar sjelljen e dyfishtë të Brukselit me vendet e Ballkanit Perëndimor, shefi i qeverisë mori shembull Kosovën dhe Serbinë. Nuk kishte si të mungonte nga ana e Ramës edhe një përgjigje për kushtet e vendosura nga opozita brenda dhe jashtë parlamentit për reformën zgjedhore. Sistemi i drejtësisë ka nevojë të pastrohet deri në qelizë sipas kryeministrit dhe për ta ilustruar denoncoi rastin e një prokurori në Durrës, por pa e identifikuar atë. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/rama-integrimi-ne-be-mundesi-jo-e-shpejte Follow RTV Ora Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz
Комментарии